Takimi i NATO-s, të përforcohet Aleanca

19/11/2010 18:40

Takimi i sotëm i NATO-s (që do të vazhdojë edhe ditën e nesërme) përfaqëson një mundësi për të përforcuar Alenacën dhe për të përcaktuar një qasje më të qartë të impenjimit në Afganistan.

Kështu është shprehur në Lisbonë presidenti amerikan Barack Obama në një konferencë për shtyp në krahë të liderit portugez, Cavaco Silva.

Ai ka shtuar se Takimi i NATO-s dhe ai BE-SHBA (nesër) janë dy raste “për të përforcuar Aleancën e lidhjet me BE-në si dhe një rast për të përmirësuar bashkëpunimin me Rusinë”.

Top Channel