Tajlandë, zbulohen 2 mijë fetuse në një tempull

19/11/2010 13:30

Policia tajlandeze ka deklaruar se ka gjetur mbetjet e më shumë se 2 mijë fetuseve, që mendohet të jenë nga abortet ilegale, të fshehur në një tempull budist në Bangkok.

Mbetjet u zbuluan në morgun e tempullit, në thasë që zakonisht përdoren për të mbajtur trupat që do të digjen.

Policia u alarmua pas një ere të tmerrshme që erdhi pasi furra e tempullit u shemb.

Dy punonjës të objektit dhe një grua, që dyshohet të jenë paguar për të mbledhur dhe ekspozuar fetuset nga klinikat ku kryhen aborte ilegale, janë arrestuar.

Trupat, të futur në qese plastike, u zbuluan në afërsi të një dhome të re të morgut, vetëm pak ditë pasi autoritetet kishin gjetur 348 të tjerë në një tjetër dhomë.

Top Channel