SHBA, binjaket qëllojnë me armë njëra-tjetrën

19/11/2010 10:10

Australia është tronditur për vetëvrasjen e dyfishtë të dy motrave binjake në SHBA, ku kishin shkuar për një vizitë për motive kulturore.

Teksa ndodheshin në një poligon qitjeje në Denver, dy australianet i kanë drejtuar pistoletën njera-tjetrës dhe më pas kanë qëlluar.

Një prej tyre ka gjetur menjëherë vdekjen, ndërsa tjetra ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.

E mbijetuara ka konfirmuar për policinë se bëhej fjalë për një pakt vetëvrasjeje, por nuk ka dhënë detaje për motivet. Policia lokale ka deklaruar se regjistrimet e kamerave të sigurisë kanë konfirmuar deklaratat e motrës së plagosur.

Dy 29 vjecaret, emrat e të cilave nuk bëhen të ditur, i qëlluan njëra-tjetrës në kokë me pistoletat e mara me qira.

Top Channel