Samiti i NATO, Afganistani kryefjala e bisedimeve

19/11/2010 02:45

Duket se kryefjala e samitit të NATO-s në Lisbonë do të jetë Afganistani si një nga luftrat që ka vënë në rrezik edhe vetë ekzistencën e Aleancës.

28 vendet anëtare do të mblidhen me shpresën për të arritur një strategji të re me të cilën NATO do të mbrojë veten e saj në një dekadë.

Në samit do të marrë pjesë edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev si shenjë e ngrohjes së marrëdhënieve mes NATO-s dhe Rusisë.

Afganistani do të jetë në krye të axhendës në këtë samit, me synimin për t’i dhënë fund luftës atje në vitin 2014. Vetë presidenti afgan, Hamid Karzai do t’u drejtohet anëtarëve me një fjalim ditën e shtunë, kur pritet të ripërsërisë kërkesën e tij që trupat e NATO-s duhet të largohen nga vendi brenda 2014, një afat kohor ky i cilësuar si realist nga Uashingtoni, që gjithësesi nuk e cilëson atë përfundimtar.

Top Channel