OKB kritikon zgjedhjet në Birmani

19/11/2010 08:55

Një komitet i OKB-së për të drejtat e njeriut ka dënuar zgjedhjet e fundit në Birmani, duke deklaruar se ato nuk ishin as të lira e as të ndershme.

Komiteti është shprehur se i vjen shumë keq që junta ushtarake nuk ndërmori hapat e duhur që zgjedhjet të ishin transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Por Kina ka dalë në mbrojtje të regjimit, duke theksuar se hedhja e fajit në njërën anë nuk do të sjellë përmirësimin e të drejtave të njeriut në Birmani.

Liderja pro-demokratike Aung San Suu Kyi nuk u lirua nga arresti i shtëpisë para zhvillimit të zgjedhjeve, por vetëm pas tyre.

Ajo u bëri thirrje mbështetësve të saj që të bojkotonin procesin, por pas lirimit u shpreh e gatshme të takohet me liderin e vendit, gjeneralin Than Shwe.

Top Channel