Obama: Të miratohet traktati i ri

19/11/2010 09:30

Presidenti amerikan Barack Obama ka bërë thirrje për ratifikimin e një traktati të ri për armët bërthamore me Rusinë, duke e cilësuar atë si një cështje thelbësore për sigurinë kombëtare.

Traktati do të reduktojë arsenalet bërthamore të dy vendeve dhe do t’u lejojë atyre të inspektojnë pajisjet e njëra-tjetrës.

Obama është shprehur optimist se traktati do të miratohet me sukses. Apeli i tij vjen një ditë pasi sekretarja e Shtetit Hillary Clinton i bëri thirrje Kongresit që ta ratifikojë atë.

Me një lëvizje për të influencuar tek anëtarët e Senatit amerikan, Obama e bëri njoftimin e tij për Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike gjatë një takimi me ish-sekretarët e Shtetit dhe të Mbrojtjes nga të dyja partitë politike.

“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm për sigurinë kombëtare në sesionin e Kongresit”, deklaroi Obama duke iu referuar kohës mes zgjedhjeve të nëntorit dhe janarit, kur fillon sesioni i Kongresit të ri.

Top Channel