Irlandë, qeveria: Nuk i ngremë taksat

19/11/2010 09:10

Qeveria irlandeze ka insistuar se nuk do të ngrejë përqindjen e taksës së koorporatave, si shkëmbim ndaj ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministrja Mary Coughlan ka deklaruar se kuota 12.5%, shumë më e ulët se mesatarja e BE, është e panegociueshme.

Komentet e saj erdhën pas spekulimeve se Gjermania dhe Franca duan që Republika Irlandeze të rrisë taksat në mënyrë që të marrë ndihmën financiare.

Qeveria irlandeze pranoi ditën e djeshme se ka nevojë për ndihmë. Ministri i Financave, Brian Lenihan tha se, nuk ndihet i turpëruar për gjëndjen ekonomike të vendit, por tani ai ka nevojë për ndihmë.

Më herët qeveria ishte shprehur se nuk kishte nevojë për ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Top Channel