Britani, këshilltari i qeverisë ikën pas gafave

19/11/2010 19:10

Lord Ivor Young, këshilltar i qeverisë britanike për ligjet mbi sigurinë e punës, ka dhënë dorëheqjen pas disa deklaratave të bëra disa ditë më parë.

Ai ishte shprehur në një mbrëmje se edhe pse ishte recesion, britanikët “nuk ja kanë kaluar ndonjëherë më mirë”.

Pak orë më parë, kryeministri David Cameron kishte kritikuar komentet e Young duke i cilësuar si “ofenduese” sidomos për ata që jetojnë në zonat më të varfëra të vendit.

Ai kishte nënvizuar se “Young nuk është pjesë e qeverisë”.

Top Channel