Papa: Eutanazia, plagë e shoqërisë

18/11/2010 18:25

Ati i shenjtë Papa Benedikti XVI është shprehur kundër ndërhyrjes së teknologjisë në sektorin shëndetësor.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare të operatorëve shëndetësorë, Papa ka kritikuar të ashtuquajturin “shëndeti riprodhues” dhe eutanazinë.

“Teknikat relative për të ashtuquajturin shëndeti riprodhues, përmes përdorimit të teknikave artificiale dhe eutanazia e legalizuar lëndojnë dhe janë kundër drejtësisë shëndetësore”, ka deklaruar Papa Ratzinger.

Ai ka theksuar se është e nevojshme që të punohet me më shumë angazhim në të gjitha nivelet, derisa e drejta shëndetësore të bëhet efektive.

“Shëndeti është një element shumë i rëndësishëm për njeriun dhe ka nevojë që të promovohet, të kontrollohet dhe të tutelohet, përmes mjeteve dhe burimeve nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë”, ka shtuar ati i shenjtë.

Top Channel