Mandat arresti për kreun e Wikileaks

18/11/2010 11:30

Drejtësia suedeze ka lëshuar një urdhër arresti për dhunë seksuale për Julian Assange, themeluesin e faqes Wikileaks, që ka publikuar mijëra dokumenta sekrete.

“I kam kërkuar gjykatës së Stokholmit që të arrestojë Assange, i dyshuar për përdhunim dhe abuzime seksuale ndaj dy grave verën e shkuar”, thuhet në një komunikatë të prokurores suedeze, Marianne Ny. “Arsyeja e kërkesës sime është se dua ta marr në pyetje, por deri më sot nuk ia kemi arritur”, thotë prokurorja.

Cështja e hapur ngre dyshime se Assange eshte përfshire në përdhunim dhe në abuzime seksuale. Gjykata e Stokholmit duhet të përgjigjet brenda ditës së sotme për këtë kërkesë.

Një tjetër mandat arresti për Assange u dha edhe është në 20 gusht, por u tërhoq brenda pak orësh. Ndërkohë australiani ka pranuar përmes avokatit tij se i njeh dy gratë të cilat pretendojnë se janë përdhunuar. Sipas avokatit, dy gratë 25 dhe 35 vjec kanë qenë në një konferencë për shtyp, por nuk ka patur marrëdhënie seksuale jo konsensuale me to.

Top Channel