Japoni, pranga kreut të sindikatës mafioze

18/11/2010 19:00

Forcat e policisë në Japoni kanë arrestuar një person që dyshohet se është numri dy i sindikatës më të madhe kriminale japoneze.

Kiyoshi Takayama akuzohet se ka zhvatur mbi 400 mijë dollarë nga një biznesmen aktiv në industrinë e ndërtimit.

Arrestimi u krye gjatë një operacioni kundër disa eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarë të fraksionit Yamaguchi-gumi.

Policia japoneze ka kryer së fundmi një sërë operacionesh kriminale ndaj organizatave të Yakuza-s, të cilat janë përfshirë edhe në manipulimin e ndeshjeve të sportit të sumos.

Tani ata kanë arrestuar një person që konsiderohet si një nga bosët më të fuqishëm të krimit në vend. Takayama, 63 vjec, akuzohet se ka qenë numri dy i organizatës Yamaguchi Gumi.

Kumbari i fraksionit që ka rreth 40 mijë anëtarë, Kenichi Shinoda, ndodhet në burg por pritet të lirohet në pranëverën e vitit të ardhshëm.

Top Channel