Hu Jintao, vizitë historike në SHBA

18/11/2010 08:00

Presidenti kinez Hu Jintao mbërriti sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në takimin e parë zyrtar në Uashington midis dy kokave të shteteve përkatëse që prej 13 vitesh, raportuan në mëngjes mediat ndërkombëtare.

Vizita pritet të ketë një rëndësi vendimtare, përsa i përket mosmarrëveshjeve ekonomike midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Pas darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë nesër, presidenti Hu do të udhëtojë për në Çikago në dy ditët e mbetura.

Ditën e hënë, disa senatorë amerikanë bënë presion të Kongres për penalizimin e Pekinit, për manipulimin e monedhës juan. Aktualisht, një inflacion tepër i lartë është duke favorizuar eksportet kineze.

Jintao ka deklaruar më parë se nuk e konsideron juanin si të nënvlerësuar në treg, ndërsa sfidoi ligjvënësit amerikanë duke thënë se monedha e vendit të tij do të zëvendësojë graduliasht dollarin, në rolin udhëheqës në botë.

Top Channel