Gripi i shpendëve, verifikohet një rast në Hong-Kong

18/11/2010 10:35

Autoritetet shëndetësore të Hong Kongut kanë konfirmuar se është verifikuar rasti i parë i gripit te shpendeve, pas epidemisë së 2003-shit.

Bëhet fjalë për një grua 59 vjeçare që ishte kthyer në tetor pas një vizite në Kinë, ku mendohet të ketë marrë edhe sëmundjen.

Funksionarët e qeverisë së Hong Kongut kanë saktësuar se nuk ka të dhëna që tregojnë se gruaja është infektuar pas një kontakti me një tjetër person.

Top Channel