Talabani: Nuk firmos ekzekutimin e Aziz

17/11/2010 12:35

Presidenti irakian Jalal Talabani deklaroi sot në një intervistë për televizionin francez “France 24” se nuk do të firmosë urdhërin e ekzekutimit për Tarek Aziz, ish-numrin dy të regjimit të Sadam Husein.

Aziz u dënua me vdekje muajin e shkuar.

“Jo nuk do ta firmos sepse jam socialist. Jam nga ana e Aziz, sepse është një kristian irakian dhe për më tepër është një zotëri i moshuar mbi 70 vjec”, tha Talabani.

Top Channel