Sarkozy: Kam besim të Fillon

17/11/2010 01:50

Pas fjalimit të kryeministrit Fillon në Asamblenë Kombëtare franceze, presidenti Nicolas Sarkozy i ka dhënë edhe njëherë besimin e tij të plotë tek puna e tij.

Sarkozy deklaroi mbështetjen e tij tek kryeministri Fillon gjatë një transmetimit të një emisioni televiziv në televizionin shtetëror francez ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“I kërkova Francois Fillon të rimarrë detyrën e tij si kryeministër sepse kam shumë besim tek ai. Prej vitesh punojmë bashkë pa doreza dhe është shumë kompetent”, tha Sarkozy.

Top Channel