Lindje e Mesme, shmanget atentati i Hamas

17/11/2010 17:00

Shërbimet palestineze të sigurisë kanë shmangur një atentat të organizuar nga krahu i armatosur i lëvizjes Hamas, kundër guvernatorit të qytetit të Nablusit.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare, sipas të cilave disa persona janë arrestuar dhe një numër i konsiderueshëm armësh janë sekuestruar.

Sipas burimeve, militantët po përgatiteshin të rrëmbenin edhe disa kolonë izraelitë dhe të kryenin të paktën një sulm vetëvrasës në Izrael.

Pak muaj më parë drejtuesit e Hamas kishin kërcënuar se do të rifillonin luftën e armatosur me qëllim dështimin e negociatave të paqes.

Top Channel