Izraeli aprovon tërheqjen nga zona e veriut

17/11/2010 13:10

Këshilli i Mbrojtjes së qeverisë izraelite ka aprovuar tërheqjen nga Ghajar, që shtrihet mes Libanit dhe lartësive Golan.

Lajmin e bën të ditur faqja Ynet. Ende nuk është fiksuar një datë e saktë për realizimin e tërheqjes.

Sekretari i qeverisë izraelite Zvi Hauser ka theksuar se ministrat kanë pranuar një propozim të OKB-së dhe Unifil, kontigjenti i Kombeve të Bashkuara në Liban.

Top Channel