Gjermani, atentat terrorist në fund të nëntorit?

17/11/2010 14:00

Qeveria gjermane ka të dhëna për një atentat terrorist të planifikuar për për në fund të nëntorit në Gjermani.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere. Informacionet, sipas ministrit, kanë ardhur nga shërbimet sekrete të huaja.

“Duhet të shqetësohemi, por nuk duhet të kalojmë në histeri”, tha ministri.

Top Channel