Bërthamoret, Clinton: Ratifikim traktatit

17/11/2010 19:00

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka bërë thirrje Senatit amerikan që të ratifikojë një traktat të ri për armët bërthamore me Rusinë.

Apeli i Clinton ka ardhur një ditë pasi republikanët kërcënuan se do të bllokonin përpjekjet për ratifikim.

“Ne mund dhe ne duhet të shkojmë përpara”, ka deklaruar shefja e diplomacisë amerikane gjatë një fjalimi në Kongres.

Traktati do të reduktojë arsenalet bërthamore të dy vendeve dhe do t’u lejojë atyre që të inspektojnë pajisjet e njëra-tjetrës.

Senatori republikan Jon Kyl deklaroi ditën e martë se traktati i ri nuk duhet të firmoset këtë vit.

Administrata Obama është e shqetësuar se dështimi i votimit mund të minojë një nga arritjet më të rëndësishme në politikën e jashtme.

Top Channel