Turqi, Kurban Bajrami, mbi 3000 të plagosur

16/11/2010 22:15

Mbi 3 mijë persona mbetën të plagosur në Turqi pas festimeve të Kurban Bajramit.

Sipas autoriteteve vendase 3232 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e plagëve të marra në gjymtyre nga armë të ftohta gjatë ndjekjes së bagëtive të lëshuara për festën e sakrificës.

Autoritetet turke shtojnë se asnjë prej të plagosurve nuk ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe se festimet në mbarë vendin nuk patën viktima.

Top Channel