Sakineh: Jam mëkatare

16/11/2010 12:55

Gruaja iraniane, e dënuar me vdekje me akuzën e tradhëtisë dhe bashkëpunimit për vrasjen e bashkëshortit, deklaron se është një mëkatare.

Në një intervistë të transmetuar në televizionin publik iranian ‘Channel 2’, Sakineh ka dhënë këtë përcaktim për veten (në mënyrë krejt të cuditshme) dhe ka akuzuar zëdhënësin e Komitetit ndërkombëtare kundër dënimit me vdekje me gurë, Mina Agasi se ka instrumentalizuar cështjen e saj për motive personale.

Përgjatë intervistës, fytyra e Sakineh ishte e mbuluar. Nuk është hera e parë që Sakineh pranon fajin, por djali i tij kishte konfirmuar se rrëfime të tilla ajo i bënte me detyrim.

Para shfaqjes së saj në ekran, autoritetet kanë prezantuar Sakineh si një vrasëse, megjithatë nuk kanë folur për dënimin me vdekje. Autoritetet kanë akuzuar ish-avokatin e gruas Mohammad Mostafaei, dhe përfaqësuesin ligjor aktual se kanë kërkuar azil në vendet perendimore dhe pas kësaj kërkese ata kanë kërkuar ndjesë.

Top Channel