Pakistan, sulmi ajror vret 20 persona

16/11/2010 12:45

Të paktën 20 persona kanë vdekur në një sulm me avion të telekomanduar, të kryer gjatë natës në Uaziristanin Verior, në Pakistan.

Sipas një burimi ushtarak të cituar nga televizioni Geo News, personat e vrarë dyshohet se janë militantë ekstremistë.

Burimi saktëson se nga avioni janë qëlluar disa raketa të njëpasnjëshme, me qëllim shkatërrimin e bazës së militantëve, që ndodhej pranë kufirit afgan.

Ndërkohë, një burim tjetër ka deklaruar se pas sulmit disa militantë kanë rrethuar ndërtesën e goditur në kërkim të trupave të shokëve të tyre.

Sulmet me avionë të telekomanduar, të njohur ndryshe me emrin dronë, po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë operacionet e trupave tokësore, në vende ku këto të fundit nuk depërtojnë dot.

Top Channel