Nju Jork, nga 2014-a, vetëm taxi-minivan

16/11/2010 21:55

Do të ndryshojë formën dhe dimensionet një nga simbolet e Nju Jorkut: taksitë e verdha.

Nga 2014-a do të jetë në qarkullim një model i vetëm i taxi-minivan.

Taksia e re do të vazhdojë të jetë e verdhë, por do të jetë më moderne dhe e rehatshme.

Janë zgjedhur tre modele të prezantuara nga Ford, Nissan e Karsan.

Fituesi i konkursit do të furnizojë ekskluzivisht të gjitha taksitë në qarkullim në Nju Jork, rreth 13 mijë, për një kontratë prej më shumë se një miliard dollarë.

Top Channel