Kriza, Juncker: Të shqetësuar për Irlandën

16/11/2010 14:55

Presidenti i Eurogrupit, Jean Claude Juncker nuk e ka fshehur shqetësimin e tij për situatën ekonomike në Irlandë.

Megjithatë, në një intervistë televizive, Juncker ka deklaruar se Bashkimi Evropian është gati të ndihmojë Dublinin.

“Po, jam i shqetësuar. Nëse irlandezët do të paraqesin një kërkesë për ndihma, atëherë do t’i jepen”, ka pohuar Juncker.

Mediat britanike shkruanin pak ditë më parë se Republika e Irlandës ka nisur bisedime paraprake me zyrtarë të BE, për të siguruar mbështetje financiare.

Sipas tyre, tani është vetëm cështje kohe që qeveria irlandeze të anëtarësohet zyrtarisht në Fondin Evropian për Stabilitetin Financiar, që mund t’i japë një hua me vlerë nga 60 në 80 miliardë euro.

Top Channel