KE-PE, s’ka marrëveshje për financat

16/11/2010 03:50

Përfundoi në mesnatë afati i vendosur për të gjetur një marrëveshje me Këshillit dhe Parlamentit Europian në lidhje me buxhetin e Bashkimit Europian për vitin 2011.

Pasojat e mosarritjes së një marrëveshje përshkruhen si mjaft të rënda. Komisioneri për bilancin në PE u shpreh se në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të mungojnë plot 6 miliard euro për politikën agri-kulturore të BE-së.

Gjithashtu nga mungesa e një marrëveshje pritet të preken edhe fondet për shërbimet diplomatike të Unionit si dhe fondet për autoritetet qeverisëse ekonomike.

Top Channel