Irani akuzon dy gjermanët për spiunazh

16/11/2010 12:25

Autoritetet iraniane kanë akuzuar dy shtetas gjermanë për spiunazh, pasi intervistuan të birin e Sakineh, gruas së dënuar me goditje me gurë deri në vdekje për tradhti bashkëshortore.

Akuzat u ngritën një ditë pasi ata u shfaqën në televizionin publik iranian dhe thanë se ishin mashtruar nga një aktivist në Gjermani lidhur me takimin me familjen e Sakineh Mohammadi Ashtiani.

Dy gjermanët u arrestuan në Tabriz, qytet në veri-perëndim të Iranit, në muajin tetor. Ata janë identifikuar si një gazetar dhe një fotograf. Gjermania ka deklaruar se po bën të pamundurën për t’i liruar.

Top Channel