Iran, Gates: Plani bërthamor, i pandalshëm

16/11/2010 15:55

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës një sulm ushtarak ndaj Iranit nuk do të ndalte programin bërthamor të Teheranit.

Kështu është shprehur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, duke shtuar se sulmet ushtarake “do t’i bënin edhe më të fshehtë planet e regjimit”.

Për Gates, një sulm ushtarak do të sillte veçse një zgjidhje afatshkurtër çështjes së programit bërthamor iranian.

Top Channel