Guine, presidencialet, fiton kandidati opozitar

16/11/2010 00:40

Kandidati i opozitës, Alpha Conde, 72 vjeç u shpall fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Guine.

Lajmi u njoftua nga Komisoni Zgjedhor vendas që shtoi se Conde, prej vitesh lideri i opozitës, ka siguruar 52.5 përqind të votave të numëruar duke mposhtur kandidatin Cellou Dalein Diallo 58 vjeç.

Diallo në raundin e parë mori më shumë vota nga të gjithë kandidatët e tjerë, por që nuk i shërbyen për t’u shpallur president pasi nuk kaloi 50 përqindëshin.

Top Channel