Barroso vajton dështimin e buxhetit të BE

16/11/2010 14:30

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar se disa vende anëtare të BE kishin rënë dakord për të bllokuar marrëveshjen për buxhetin e bllokut për vitin 2011.

“Një numër i vogël vendesh anëtare nuk ishin përgatitur për të negociuar sipas shpirtit evropian”, ka pohuar Barroso, i cili nuk ka përmendur emrat e këtyre vendeve.

Bisedimet e së hënës përfunduan në një rrugë pa krye duke rritur dyshimet se buxheti do të mbetet në nivelin e këtij viti.

“Ata që mendojnë se kanë arritur një fitore ndaj Brukselit kanë goditur veten e tyre. Ata duhet ta dinë se kanë goditur qytetarët e gjithë Evropës dhe botës së zhvilluar”, ka deklaruar Barroso.

Ndërsa korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se Britania dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar kërkesat e europarlamentarëve për garanci mbi financimet e ardhshme të BE-së dhe mbi rolin e PE-së.

Top Channel