Alarm në Francë për ilaçin kundër urisë

16/11/2010 18:35

Rritet në Francë alarmi për 500 të vdekurit në 33 vjet që konsumonin Mediator, një ilaç për diabetikët i përdorur edhe si “kundër urisë” në dieta.

Agjencia e produkteve shëndetësore (Afssaps) ka ftuar të gjithë personat që kanë marrë ilaçinë për më shumë se tre muaj që të shkojnë të vizitohen.

Ilaçi është hedhur në treg në Francë nga viti 1975 deri në 2009, përpara së të ndalohej në muajin nëntor.

Top Channel