Afganistan, Kanadaja do të dërgojë 950 ushtarakë

16/11/2010 19:25

Kanadaja do të dërgojë në Afganistan 950 ushtarakë për të stërvitur trupat dhe policinë afgane pas tërheqjes së trupave në 2011-n.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të qeverisë së Otavës që ka në jug të vendit, zona më e rrezikshme, më shumë se 2.500 ushtarë.

Në mënyrë proporcionale Kanadaja ka qenë vendi me numrin më të lartë të viktimave, 152, ndërsa në përgjithësi i treti pas SHBA-ve (1.388) dhe Mbretërisë së Bashkuar (344).

Top Channel