Suu Kyi rinis aktivitetin politik

15/11/2010 08:45

Liderja e opozitës demokratike birmaneze, Aung San Suu Kyi, e liruar të shtunën pas 7 vitesh arresti shtëpiak, ka nisur sot punën në selinë e partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokracinë.

Një ditë më parë ajo mbajti një fjalim për herë të parë pas 7 vitesh.

“Do të vijë në seli”, thotë zëdhënësja e partisë, që formalisht nuk ekziston më , pas vendimit për të bojkotuar zgjedhjet e 7 nëntorit.

Top Channel