Meksikë, shpërthim gazi në hotel, 7 të vdekur

15/11/2010 09:45

Pesë turistë kanadezë dhe dy punonjës meksikanë vdiqën gjatë një shpërthimi aksidental gazi në një hotel në Playa del Carmen, 90 kilometra nga Cancun.

Hoteli Princess ndodhet në lindje të Meksikës. Lajmin e bëri të ditur prokurori i shtetit të Quintana Roo.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, por dyshimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një aksident.

Top Channel