Kinë, shkrumbohet ndërtesa 28-katëshe

15/11/2010 17:45

Një zjarr i madh ka shkatërruar një ndërtesë të lartë në Shangai, duke vrarë të paktën 42 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave 90 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri, që përfshiu ndërtesën 28-katëshe.

Ajo po riparohej, kur zjarri ka rënë papritur dhe njërëzit janë detyruar të kacaviren tek skelat që rrethonin ndërtesën, ku dhe kanë pritur skuadrat e shpëtimit.

Ende nuk dihet se cfarë shkaktoi zjarrin, por dëshmitarët treguan se kanë qenë materialet e ndërtimit që morën flakë, të cilat më pas përfshinë menjëherë godinën.

Mbi 80 makina zjarrfikëse u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe zjarri u vu nën kontroll vetëm pas gjashtë orësh, njoftojnë autoritetet lokale.

Top Channel