Itali, largohen 4 anëtarë të qeverisë

15/11/2010 16:55

Katër anëtarë të qeverisë së Silvio Berlusconi-t kanë dhënë dorëheqjen, duke thelluar krizën politike që ka rrethuar kryeministrin italian.

Të katër të larguarit janë mbështetës të kryetarit të Parlamentit, Gianfranco Fini, i cili braktisi në verë partinë e kreut të qeverisë.

Zëvendësministri në ikje Adolfo Urso ka deklaruar se ai dhe kolegët e tij dëshirojnë të hapin një fazë të re politike.

Më herët gjatë muajit, Fini i bëri thirrje Berlusconi-t që të tërhiqej, duke e akuzuar atë për përfshirje në një sërë skandalesh.

Pas njoftimit të zotit Urso për dorëheqje, ministri për Evropën Andrea Ronchi deklaroi se ai do të tërhiqej gjithashtu. Me ta u bashkuan edhe dy nënsekretarët Antonio Buonfiglio dhe Roberto Menia.

Top Channel