Irlanda përgënjeshtron krizën

15/11/2010 12:45

Dublini ka pergenjeshtruar zerat se Irlanda ndodhet ne veshtiresi aq sa ka nevoje per ndihmen e Bashkimit Europian.

Zyrtarisht jane cilesuar trillime raportet sipas te cilave Irlanda do kerkonte 80 miliarde euro nga Bashkimi Europian.

Telashet e Irlandës do të jenë në temë e bisedimeve të ministrave të bllokut, të martën në Bruksel.Thuhet se një raund bisedimesh ndërkombëtare ka nisur ndërkohë.

Cmimi i obligacioneve irlandeze mberriti majat, ndërsa investitorët kanë disa javë që përpiqen të shkarkojnë borxhin e republikës së Irlandës. Në tregje kanë nisur të shfaqen shqetësime se mos ndërhyrja e BE-së për zgjidhje mund të pasohet me infektimin e ndonjë zone tjetër të euros.

Portugalia dhe Spanja qe kane edhe borxhet me te medha konsiderohen si shtetet më të rrezikuara.

Ekspertet mendojne se irlanda po kthehet ne nje burim të rrezikshëm paqendrueshmerie per zonen e euros.

Top Channel