Pakistan, droni amerikan vret 4 persona

13/11/2010 17:35

Të paktën katër persona kanë vdekur në një sulm të bërë nga një avion amerikan i telekomanduar në Uaziristanin Verior, në Pakistan.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave dy raketa të qëlluara nga droni kanë goditur në shenjë një automjet, që më pas ka marrë flakë.

Sipas burimeve, ende nuk dihet nëse 4 viktimat kanë qenë civilë apo terroristë dhe nga komanda amerikane nuk ka pasur ende një deklaratë.

Ndërkohë, po sot por më në veri, në rajonin tribal të Orakzait, dy ushtarë pakistanezë dhe tetë militantë islamikë mbetën të vrarë në një shkëmbim zjarri.

Top Channel