Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 26 të vdekur dhe 61 të plagosur
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se asnjë komb nuk duhet të mbështetet tek eksportet e Shteteve të Bashkuara për të arritur rritjen ekonomike.(UPDATE)
Deklaratën e tij Obama e ka bërë në Jokohama të Japonisë, ku po zhvillohet samiti i APEC-ut.
Obama ka theksuar se vendet me një bilanc pozitiv, si Kina dhe Japonia, duhet të ndërmarrin hapa për të rritur kërkesën e brendshme.
Ndërkohë, presidenti kinez Hu Jintao ka deklaruar se vendi i tij është përpjekur të rrisë konsumin e brendshëm, por ka nënvizuar se riparimi i monedhës do të vijë gradualisht.
Liderët e 21 vendeve po marrin pjesë në forumin e Kooperimit Ekonomik të Azisë së Paqësorit dhe bisedimet janë përqendruar kryesisht tek mënyrat e stabilizimit të tregtisë së lirë në këtë rajon.
Forumi në fjalë vjen pas samitit të vendeve të G20 në Seul, ku u vunë re përplasje mes vendeve pjesëmarrëse lidhur me cekuilibrimin e tregjeve.
Top Channel