Afganistan, vriten tre ushtarë të ISAF

13/11/2010 17:15

Tre ushtarë të njësisë ndërkombëtare ISAF kanë mbetur të vrarë sot në një sulm të guerrilasve talebanë, në Afganistan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë komanda e trupave ndërkombëtare, sipas të cilës ushtarët ranë në një grackë të ngritur nga rebelët.

Ushtarët e huaj që kanë humbur jetën në Afganistan që nga fillimi i vitit janë 636, ndërsa që nga fillimi i nëntorit janë 26.

Ndërkohë, 5 ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur në një atentat ndaj një xhamie në qytetin e Kandaharit, që u krye me një motocikletë-bombë.

Top Channel