Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një grup pune i ngritur nga OKB me ekspertë të armëve bërthamore arriti në përfundimin se Koreja e Veriut ka eksportuar material nuklear dhe raketa ballistike në disa vende.
Në një raport 75 faqësh të publikuar nga grupi hetimor prej shtatë personash thuhet se Koreja e Veriut është e përfshirë në aktivitetet bërthamore dhe të zhvillimit të raketave ballistike në një sërë vendesh duke përfshirë Iranin, Sirinë dhe Mainmarin.
Raporti përfundon me thirrjen për vendet e OKB-së, veçanërisht ato të Këshillit të Sigurimit që t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë këtij fenomeni dhe të ndalin Penianin në aktivitetet bërthamore jashtë vendit.
Top Channel