OKB kërkon 164 milionë usd për Haitin

12/11/2010 14:50

Kombet e Bashkuara kanë bërë apel për rreth 164 milionë dollarë për të luftuar epideminë e kohlerës në Haiti, e cila deri tani ka marrë 724 jetë njerëzish.

Zëdhënësja e OKB, Elisabeth Byrs ka deklaruar se nëse fondet nuk sigurohen, “të gjitha përpjekjet tona mund të rrënohen nga epidemia”.

Ajo tha se kjo sëmundje ka infektuar deri tani 11.125 persona në 5 nga 10 rajonet e Haitit.

Ekipet mjekësore po luftojnë për ta mbajtur kohlerën brenda kufijve të kryeqytetit Port au Princ, pavarësisht frikës së ajo mund të përhapet në kampet me cadra ku jetojnë të mbijetuarit e tërmetit të janarit.

Sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë, mbi 80 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

Top Channel