Nigeri, sekuestrohen 13 konteinierë me armë

12/11/2010 11:55

Një ngarkesë e madhe armësh është sekuestruar në portin e Lagosit, në Nigeri, në trafikun e të cilës janë përfshirë edhe disa ushtarakë iranianë.

Sipas mediave ndërkombëtare, armët e rënda ishin fshehur në 13 konteinerë dhe kishin si destinacion grupe të ndryshme ekstremiste që veprojnë në Afrikë.

Grupet në fjalë janë: Hisba, lëvizja integraliste që vepron në veri të Nigerisë; Boko Haram, sic njihen ndryshe talebanët e Afrikës; guerrilasit e MEND, përgjegjës për pengmarrje dhe sulme; dhe rebelët senegalezë të fraksionit Kasamance.

Organizatorë të trafikut të armëve, sipas autoriteteve nigeriane, janë Azim Agajany dhe Sayed Tahmasebi, dy oficerë të pasdaranëve iranianë, si dhe Ali Abbas, një shtetas nigerian.

Ky i fundit është arrestuar nga policia lokale, ndërsa dy iranianët janë fshehur brenda ambasadës së tyre në Abuja.

Top Channel