Kolera, Haiti në alarm

12/11/2010 01:45

Autoritetet shëndetësore dhe organizata të ndryshme humanitare në Haiti dhanë alarmin për përhapjen në përmasa masive të epidemisë së kolerës në kryeqytetin vendas, Port au Prince.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 80 persona gjetën vdekjen nga sëmundja ngjitëse vetëm në 24 orët e fundit në vend duke ccuar numrin total të viktimave në 724.

Por organizma të ndryshme humanitare në vend shprehen se numri i viktimave është më i lartë pasi dhjetra persona që kanë gjetur vdekjen, sipas tyre nuk janë paraqitur më parë për diagnostikim.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftojnë se 6 nga 10 rajonet e vendit kanë raportuar raste të kolerës.

Top Channel