Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Prishet brenda pak orësh marrëveshja e dy partive kryesore irakianë për të ndarë pushtetin dhe për t’i dhënë fund krizës politike që ka përfshirë vendin prej 8 muajsh.
Pas mandatimit të presidentit irakian, Xhalal Talabani të kryeministrit Nuri Al Maliki për të formuar qeverinë e re brenda 30 ditësh, duke i dhënë këtij të fundit mandati e dytë si kreu i ekzekutivit irakian, partia sunite, Iraqiya braktisi parlamentin duke e futur vendin sërish në një qorrsokak qeverisës.
Pas braktisjes së parlamentit prej deputetëve sunitë, seanca e ditës së enjte u shty për ditën e shtunë ku do të shihet nëse partitë irakianë do të jenë në gjendje t’i japin fund krizës politika 8 mujorshe.
Top Channel