Haiti, 796 të vdekur nga kolera

12/11/2010 21:30

Në Haiti ekziston rreziku që vendi të përfshihet nga epidemia e kolerës.

Alarmi është lëshuar nga OKB-ja në lidhje me përhapjen e kolerës që, sipas bilancit të fundit, ka shkaktuar 796 të vdekur, nga të cilët 13 në kryeqytetin Port-au-Prince.

Të shtruarit në spital janë 12.303.

Për të luftuar kundër sëmundjes janë të nevojshme rreth 164 milionë dollarë dhe për këtë lëshon një apel për mbledhjen e fondeve që do të nevojitet për t’iu përgjigjur nevojave të personelit mjekësor dhe materialit për higjenën.

Top Channel