Britani, protestat, Camilla është goditur

12/11/2010 14:00

Ministrja e Brendshme britanike, Theresa May, ka konfirmuar se Dukesha e Cornwall, Camilla ka pësuar një goditje nga dritarja e Rolls Royce gjatë incidenteve të së enjtes në Regent Street.

Ndërkohë kreu i Scotland Yard, Sir Paul Stephenson, ka ofruar dorëheqjen nëse Shtëpia Mbretërore do e shikonte të arsyeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Sunday Times, sipas së cilës Scotland Yard e dinte që pjesë e manifestuesve do të shkonte në Regent Street ku ishte edhe çifti mbretëror.

Top Channel