UN-Women, vetëm Irani mbetet jashtë
11/11/2010 02:20
Arabia Saudite zuri vendin e saj në agjensinë e sapokrijuar të Kombeve të Bashkuara UN-Women, duke lënë Iranin shtetin e vetëm aziatik që mbetet jashtë kësaj agjensie.
Irani dhe Arabia Saudite kishin paraqitur kandidaturat e tyre për pjesëmarrje në këtë agjenci, kandidatura këto që shkaktuan polemika të forta prej organizatave të ndryshme për të drejtat e grave.
UN-Women nis punën e saj në janarin e vitit 2011 dhe do të kryesohet nga ish-presidentja e Kilit, Mishele Bashelet.
Top Channel