SHBA, shkurtohet me 15 përqind buxheti për armët
11/11/2010 02:55
Pentagoni ka ndërmend të shkurtojë me 15 përqind buxhetin e tij financiar për armatimet.
Komisoni Presidencial i krijuar nga presidenti Obama do të propozojë reduktimin me 15 përqind të buxhetit që do të prekë kryesisht Europën dhe Azinë, duke shkurtuar personel dhe mjete ushtarake në këto dy kontinente.
Komisioni do të propozojë heqjen dorë prej avionëve F35-B dhe prej “Joint Strike Fighter”, avionë të cilët kryejnë ulje dhe ngritje vertikale, dy mjete luftarake këto që i kushtojnë më shumë buxhetit amerikan.
Masa e ndërmarrrë synon kursimin e 25 miliardë dollarëve në vitin 2015.
Top Channel