SHBA, një shembje pak e kontrolluar

11/11/2010 13:10

Duhet të ishte një shembje rutinë, por diçka nuk shkoi mirë.

Në Springfield inxhinierët dhe teknikët kishin parashikuar gjithçka: Ohio Edison Tower, një oxhak i madh që nuk përdorej, i minuar në themele, duhet të rrëzohej në një zonë të kontrolluar.

Gjithçka ishte gati, përfshirë edhe kamerat që regjistronin pjesën në të djathtë të ndërtesës.

Papritur ndodhi e papritura: struktura ka rënë në anën e kundërt, duke rënë mbi një linjë elektrike.

Top Channel