SHBA kundër propozimit të AP

11/11/2010 01:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtuan fort deklaratën e Autoritetit Palestinez për të ndërmarrë deklaratën e njëanëshme të shpalljes së pavarësisë nga Izraeli.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i kërkoi AP të mos ndërmarrë asnjë hap të njëanshëm mbi krijimin e një shteti palestinez, pasi sipas saj një vendim i tillë do të minonte paqen e brishtë në rajon.

Uashingtoni reagoi fort edhe kundër ndërtimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor si dhe i kërkuan Tel Avivit ndaljen e tyre.

Top Channel